![900-0-1696919243x39b54fea-5dda-4672-8a4a-9fea9b9da47d-934](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2023/10/900-0-1696919243x39b54fea-5dda-4672-8a4a-9fea9b9da47d-934.jpg)
Ditën e sotme banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë kundër rrugës Thumanë-Kashar që prek banesat e tyre.
Ndërkohë gjatë kësaj proteste janë regjistruar incidente ku një banori i ka rënë të fikët në mes të rrugës.
Në vendngjarje nuk ka ambulancë dhe banori është transportuar në spital me një automjet policie.
Banori ishte pa ndjenja kur u fut në makinën nga efektivët. Gjithashtu u shoqërua edhe nga një person tjetër që po merrte pjesë në protestë po dërgohet në spital.
Ngjarja ndodhi teksa efektivët po përpiqeshin që të lironin rrugën e Rinasit, që ishte bllokuar nga banorët e Bërxullës.
Pamje nga protesta