Editorial-Gazeta Jonë

Futja e Atilla Kardesh në Big Brother VIP Kosova, pavarësisht profilit të tij si ish-bashkëshort me histori dhune, tregoi një strategji të qëllimshme të produksionit për të provokuar reagime.

Siç sugjeroi Olsa Muhametaj me postimin e saj “task completed,” ideja ishte të testohej deri ku do të arrinte durimi i publikut për të sjellë dhe reagime, normalisht dhe sa më shumë shikueshmëri.

Kjo është një praktikë e aplikuar gjerësisht në emisione të ngjashme.

Një strategji e tillë, që ngatërroi audiencën e Kosovës me atë të Shqipërisë, nxori në pah një keqkuptim të rëndësishëm kulturor dhe një rrugë të rrezikshme për vetë produksionin.

Duke ndjekur këtë taktikë provokuese, produksioni shpresoi për rritjen e shikueshmërisë përmes “skandaleve,” por nuk llogariti se audienca kosovare është e ndjeshme dhe e vendosur kur bëhet fjalë për parime të tilla.

Në Shqipëri, kemi parë që të ftuarit me të kaluar problematike ose që provokojnë përmbajtje të diskutueshme nuk përballen me reagime të forta apo bojkote masive.

Por në Kosovë, publiku reagoi me forcë, duke shprehur mosmiratimin e tij ndaj përpjekjes për të shfrytëzuar dhimbjet e dikujt për përfitim audiencë dhe duke bërë të qartë se këto lloj manipulimesh nuk do të tolerohen.

Olsa Muhametaj dhe Devollët ngatërruan një audiencë të shpartalluar kulturalisht, pa asnjë kolonë mendimi dhe shtylle kurrizore që ndjekin emisione të tilla në Shqipëri me audiencën e Kosovës, e cila reagon dhe të ndëshkon!!

Kjo do të ketë pasoja për Klan Kosovën.

Kjo situatë është një mësim i qartë për produksionin se provokimet dhe eksperimente të tilla kanë një kosto të lartë.

Duke kaluar vijën e ndjeshmërisë sociale dhe morale, produksioni rrezikon të humbasë jo vetëm besimin e audiencës së Kosovës, por edhe mbështetjen financiare të sponsorëve dhe partnereve të reklamimit, të cilët nuk duan të lidhen me një program që injoron vlerat dhe pritshmëritë e shoqërisë kosovare.

Për audiencat shqiptare, kjo mund të duket si një “lojë e zakonshme televizive,” por për Kosovën, është një fyerje ndaj normave dhe parimeve që ndajnë popullin nga modelet mediatike që normalizojnë dhunën dhe mungesën e respektit.

Një strategji që synon të provokojë përmes figurave kontroverse mund të funksionojë përkohësisht në rritjen e audiencës, por afatgjatë, kjo qasje është e dëmshme dhe me kosto të lartë për markën dhe reputacionin e produksionit.

Në vend që të përdorë drama artificiale dhe profile të kontestueshme për të tërhequr vëmendje, produksioni duhet të investojë në krijimin e përmbajtjes cilësore që nderon audiencën e tij.

Kosova ka treguar se është një audiencë me vlera të forta dhe një kujtesë sociale që nuk fal dhe nuk harron lehtë.

Olsa dhe Devolli mund të jenë të bindur se dhe këto radhë mbi skandalin i shërbejnë qëllimit të tyre për sa më shumë zhurmë, këtu do të jemi e do ta shohim! /GazetaJonë