Loja e BBV-së që ka çmendur gati të gjithë shqiptarët, është e trukuar nga produksioni, që vendos çdo gjë për t’u mbajtur frymën shqiptarëve të ngeshëm. Kështu del edhe nga një bisedë e rrjedhur në rrjet mes Kiara Titos dhe menaxhueses së Instagramit të Luizit, Jurgenës.
Sipas saj, dalja dhe rikthimi i ish-banorëve të Big Brother Vip në shtëpi ishte i planifikuar, ashtu si edhe dalja e Oltës dhe banorët të cilët u futën sërish në shtëpi kanë qenë në dijeni.
Më poshtë është biseda mes Jurgenës, vajzës e cila menaxhonte Instagramin e Luizit me Kiara Titon.
Ka qenë kjo e fundit që i ka shkruar e para ku i ka kërkuar të konsumojnë një kafe bashkë dhe më pas një tjetër bisedë e vajzave tregon se dalja e Oltës, hyrja e Bledit, Efit, Ronaldos dhe Kiarës ka qenë e planifikuar që më herët.
Kiara:Gena si je çfarë bën?
Gena:Çkemi Kiara, mirë po ti?
Kiara:Mirë edhe unë. Do doja të pija një kafe me ty.
Gena:Po sigurisht, ku dhe kur do takohemi?
Kiara:Takohemi nesër në x vend ora 3?
Gena: Do hysh prap të shtunën?
Kiara:Po Gena.
Gena:Ke folur me Lorin ose Arbanën?Apo akoma jo.
Kiara: Po kam folur dhe të shtunën do firmos një kontratë zemër për pagesën që do më bëjnë.
Gena:Më bën çudi që duan të nxjerrin Oltën, e ka diçka këtu. Mos po kurdisin ndonjë gjë për t’i prishur Luizit lojën aty brenda?
Kiara: S’e di nuk mundem të jap më shumë informacione. Dhe Efi do marrë pjesë sërisht në BB, do futet të shtunën se kam folur.
Gena: Epo mirë, shpresoj të bëhet më e mira dhe qëndroji pranë Luizit mos lër produksionin për ta mposhtur.