Xhafer Deliu i arrestuar në Tetor 2022 dhe i dënuar për dhunë në familje ka dëshmuar përpara prokurorëve kërcënimin që ka marrë Ervis Daka alias Dragoviç me një mesazh të koduar me dy qese kumbulla. Gjatë dëshmisë Deliu, sipas gazetarit Elton Qyno ka treguar kurthet që i kanë ngritur dhe disa nga vrasjet e bujshme që kanë ndodhur në Elbasan në vitet e fundit.
“Së fundmi është zbuluar se vrasjen e Arjan Spahiut, sipas belgëve e ka kryer një person nga Shkodra, Rubens Meçe. Vrasjen e Everest Cakës që është kushëri, djali i tezes së Arben Spahiut e ka kryer sërish personi Rubens Meçe dhe me një person me mbiemrin Murati, i cili është i afërm i Admir Muratit.
Dua të shtoj se Ervis Daka, ka qenë në Dubai këto vite dhe sa erdhi më solli këtë mesazh me kumbulla brenda në burg. Ervisi është shok i Mikel Kamamit shok fëmijërie, solli mesazhin që më ka dërguar Mikeli nga Dubai. Unë me Everest Cakën kam qenë shumë shok që në fëmijëri si dhe di që Everesti dhe Rubens Meçe kishin shoqëri.
Tre ditë pasi të vritej Everesti më tha se kishte marrë lekë borxh 50.000 Euro tek Rubensi dhe për këtë gjë në vijim kishte mësuar se Rubensi i kishte vrarë vëllain, Arben Spahiut në Belgjikë. Mbas kësaj e vranë dhe Everestin. Lidhur me këto fakte ne kemi dyshuar se Rubensi vrasjet i ka kryer për llogari të Hajdar Qoses dhe Mikel Kamamit.
Gjithashtu, dua të sqaroj kurthin që me ngritën mua kur më futën lëndë narkotike në shtëpi, ku unë isha duke qëndruar me fëmijët pasi jam i divorcuar. Po kështu, histori kurthesh i kanë bërë edhe Arben Spahiut dhe të vëllait Rigers Spahiu që i kanë vendosur armë në banesë. Nuk i kemi provuar kumbullat, pra nuk i kemi konsumuar si ushqim asnjëri nga ne. Nuk kemi patur asnjë kërcënim tjetër gjatë kësaj kohe.
Dua të theksoj se gjithë këto janë veprime qe ne mos t’i biem mbrapa të vërtetës për jetët e marra njerëzve tone. Për të mbyllur gojën dhe mos kërkuar prova për të dalë e vërteta e vrasjeve. Çdo veprim i cili kryhet është menduar mirë nga hasmit tanë që përmenda më sipër…” tha ai.