Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku një 45-vjeçar i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku jetonte.

Bëhet fjalë për Jofiel Koço, i cili është i njohur publikisht si astrolog.

U raportua se 45-vjeçari u ngjit në tarracën e pallatit ku banonte i vetëm dhe prej andej u hodh, duke rënë fillimisht mbi çatinë e një ndërtese fqinje dhe më pas në asfalt, ku humbi jetën në vend.

EMRI+FOTO/ Ja kush është ASTROLOGU i njohur që i dha fund

Koço, përveç se kishte një aktivitet të vogël tregtar me vajra automjetesh dhe produkte të tjera që shpërndante në dyqanet e qytetit, njihej edhe si astrolog.

Ai ishte shpesh i pranishëm në emisione televizive ku interpretonte yjet.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike, e cila ka tronditur banorët dhe tregtarët e zonës.

Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.8, dyshohet se është vetëhedhur nga tarraca e katit të shtatë të një pallati, shtetasi J. K., 53 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.