
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend lexoi përgjime që sipas tij i përkasin dosjes “Toyota Yaris”. Mesazhet sipas Berishës i referohen Taulant Ballës dhe personave të tjerë.
“Sic e shihni këta kanë marrë fund. Njeri thotë se do dalë dëshmitar për Edi Ramën, tjetri flet në emër të PS, jeni katandisur aty ku e meritoni. Meqë ky tha nuk quhen Tao, por krenar do tu lexoj disa reshtja prej tij,”u shpreh Berisha.
Biseda:
Daupaj: Nuk do ti bëj nder Ballës
Radvan Çela: Këto ditë po më pyet do të jetë prapë Balla, apo do të jesh ti?!
Vladi (është ai që i prishte 5 mln euro në Durrës): ok se flas unë, por të na tregojë mënyrën si do ta mbyllë.
Radvan Çela: Nga Tao Tao dhe thotë se i ka në rregull letrat, se bundrra luan edhe me Taon.