Një i ri i sapodiplomuar, për një çështje personale që përfshin komunitetin mjekësor, dyshohet se është personi që ka ekzekutuar CEO-n e “UnitedHealthcare”, Mark Thompson. Ngjarja ndodhi në Nju Jork, javën e kaluar. I vetmi i arrestuar dhe i dyshuari kryesor për vrasjen është Luigi Mangione. 26-vjeçari u arrestua mëngjesin e së hënës në një “fast-food” në Pensilvani.
Neë York Post raporton se i riu e konsideron veten si “antikapitalist”, i cili është shprehur se ka dakordësi me qëndrimet e ‘Unabomber’ (Ted Kaczynski). Në momentin e arrestimit atij iu gjet një armë zjarri, një silenciator, katër letërnjoftime false dhe një ‘manifest’ kundër industrisë së shëndetësisë. Dokumenti, 2.5 faqe të shkruara me dorë, janë thënie të Unabomber, një bombardues që u kap në vitin 1996 dhe vdiq në burg vitin e kaluar.
Sipas gazetës amerikane “NewYorkPost”, ai kishte arsye personale për të mos e pëlqyer industrinë pasi një i afërm i tij nuk ishte trajtuar.
Sa i përket CV-së së tij, në faqen e tij në LinkedIn ai tregon se ka punuar në një shtëpi pleqsh për disa muaj në vitin 2014, ndërsa ishte ende në shkollë të mesme. Në faqen e internetit Goodreads, ku përdoruesit komentojnë librat që kanë lexuar, Maggione i pëlqyen shumë tekste të ndryshme për gjithçka, nga filozofi grek Sokrati, te Bruce Lee dhe Unabomber.
Ai ishte diplomuar në vitin 2016 në një shkollë për djem në Baltimore. Edhe pse kishte dëshirë që të studionte inteligjencën artificiale, ai u diplomua për inxhinieri mekanike me “cum laude” (lavdërime).
Maggione besohet se ka vepruar vetëm, por nuk dihet ende nëse ai ka bashkëpunuar me Policinë.
Viktima, Thompson, 50 vjeç, u qëllua për vdekje jashtë një hoteli në Manhattan të mërkurën herët në mëngjes. Personi i armatosur, i cili dukej se priste viktimën përpara se ta qëllonte në shpinë, iku dhe hipi me biçikletë në Central Park.
Pamjet e CCTV-së e kapën atë duke u larguar nga parku dhe duke hipur në një taksi dhe më pas gjurmët e tij u zhdukën.