Suel Çela u bë i njohur për publikun në vitin 2017 kur u përplas me drejtorin e Policisë së Elbasanit në hyrje të tregut agro-ushqimor. Në atë kohë, Çela duke drejtuar një makinë luksoze “Audi” tentoi të përplas policët që e ndaluan për kontroll.
Pamjet e puvlikuara në vitin 2017, tregojnë “Audin” duke hyrë në mjediset e tregut të fruta perimeve dhe roja që mbyll derën që mos t’i ndjeki policia nga pas. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë, ku ndaj tij rëndonin akuza të shumta për vepra penale. Ai po ashtu rezultonte i dënuar në Itali për trafik droge, por sërish ai i shpëtoi arrestimit dhe ekstradimit.
Kush është Suel Çela
Suel Çela ose Marjus Lulaj nga Elbasani, u shpall në kërkim në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”. Nuredin Dumani dëshmoi se ai ishte porositës i tre ngjarjeve kriminale, 2 të cilat nuk u realizuan dhe 1 mbeti në tentative. Çcela akuzohet se porositi atentatin e dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton kilës, vepër që do ta kryente në bashkëpunim me të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani, por ai mbeti i plagosur dhe u arrestua. Po ashtu ai akuzohet se porositi vrasjen e administratorit të shkollës private Lulzim Masha, ku dyshohej se si vrasës me pagesë u ngarkua Skerdi Tase.
Përplasja në tregun agro-ushqimor në Elbasan ndodhi më 18 shtator të 2017 në Elbasan. Policia u njoftua se një grup kriminal po lëvizte në qytet dhe ngriti kontrolle. Në një nga kontrollet në tregun ushqimor u ndalua një makinë “Range-Rover” ku në të ishin Enea Bekteshi dhe Kelmend Xhaferri. Ata u arrestuan menjëherë nën akuzën për kundërshtim të punonjësve të Policisë. Pikërisht në këtë moment drejt tyre vjen një “Audi” e blinduar dhe u përplas me makinat e policisë. Sipas Prokurorisë së Elbasanit, makina drejtohej nga Suel Çela dhe goditi me qëllim makinën e Gjergj Oshafit dhe më pas u fut brenda tregut ushqimor.
Por, dera e tregut u mbyll nga roja dhe Policia nuk mundi të hyjë brenda, dhe Suel Çela u arratis. Por në vitin 2019, Gjykata e Elbasanit e shpalli të pafajshëm Çelën për sulmin ndaj policisë, edhe pse prokuroria kërkoi 7 vite burg. Çela u shpall i pafajshëm për mungesë provash, ndërsa u dënua shoku i tij si autor i ngjarjes.
Tentativat për vrasje
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur edhe tentativën e vrasjes së Ervis Koçit, i njohur edhe si “Vis Korçari”, ngjarje e ndodhur në vitin 2020. Sipas dosjes hetimore të SPAK, organizata e drejtuar nga Suel Çela në Elbasan ka krijuar kushtet edhe për atentatin që dështoi më 25 nëntor.
Objektiv ishte Elvis Koçi, që mbante edhe mbiemrin Çaushllari dhe njihej me nofkën “Vis Korçari”. Për ngjarjen u arrestua 2 vite më pas (2022) si i dyshuar Migert Qosja. Për ngjarjen u dënua edhe Ervis Çaushllari me 5 vite burg. Koçi u deklarua fajtor dhe dënuar me 5 vjet heqje lirie për akuzën e “mbajtje pa leje dhe prodhimit të armëve të zjarrit”. Por për shkak se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, iu zbrit 1/3 e kohës së dënimit, duke e lënë pas hekurave të qelisë vetëm për 3.4 vite.
Po ashtu SPAK ka dalë në përfundimin se Suel Çela ka urdhëruar vrasjen e Bledar Muçës, i cili u ekzekutua më 22 janar në vitin 2022 në Belgjikë. Muça konsiderohej si krahu i djathtë i familjes Çapja, rivalëve të Suel Çelës. Bledar Muça është akuzuar për vrasjen e Ilir Rexhepit në Elbasan, por asnjëherë nuk është arrestuar apo dënuar, pasi u arratis drejt Belgjikës.
Në vitin 2016, Bledar Muça u dënua me dy vite burg pasi në përplasjen e ndodhur në Elbasan, qëlloi dy efektivë të Grupit të Operacioneve Speciale në Policisë e Shtetit, të cilët po vëzhgonin lagjien e Çapjave në Elbasan.
Në të njëjtin vit, Bledar Muça e Florenc Çapja i shpëtuan një atentati gjatë të cilit u vranë Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli, si dhe u plagosën 6 të tjerë, teksa po qëndronin në lokalin e tyre “Universe”. Pak muaj më vonë, po në vitin 2016, Bledar Muça dhe Florenc Çapja u tentaun të riteshin sërish, por këtë herë i shpëtoi makina e blinduar.
Ndërsa në vitin 2022 u vra në Blegjikë, pranë pallatit ku jetonte. Deri më tani janë vënë në pranga Marsel D. dhe Sergej Hasanpapaj, që akuzohen për lidhje me vrasjen e Muçës, por ende nuk dihet nëse ata kanë qenë ekzekutorë në këtë ngjarje apo ndihmës. /zeri