Detaje nga arrestimi i një shtetasi rus në pikën kufitare të Muriqanit i shpallur në kërkim nga Moska.
I arrestuari është Igor Kokunov 59 vjeç banues në kryeqytetin rus , i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet moskotive i kishin caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi akuzohet se ka përkrahur dhe bashkëpunuar me një kriminel rus
Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Moskës. Vepra penale për të cilën akuzohet Kokunov parashikon maksimumin e dënimit 15 vjet burg.
Operacioni u kodua “Moscow” dhe u zhvillua nga policia kufitare Muriqanit dhe policia së Shkodrës, në bazë të informacioneve të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Moskën, për të ekstraduar 59 vjeçarin Igor Kokunov, drejt Rusisë.
Kush është bosi i krimit “Igor Kokunov“:
Bosi i krimit Igor Kokunov, i njohur gjithashtu si “Vasya Bandit“, u arratis më 22 shkurt të vitit 2022 nga arresti shtëpiak në pritje të gjykimit, njoftonin gazetat ruse.
Kokunov akuzohet për krime të tilla si rrëmbimi, zhvatja, grabitja, mashtrimi dhe organizimi i biznesit të paligjshëm.
Vasya Bandit u arrestua nga autoritetet ruse në qershor të vitit 2020, ai gjithashtu akuzohet për koordinimin e kriminelëve në rajonet Sergiev Posad, Chekhov dhe Podolsk të rajonit të Moskës prej 27 vitesh.