
Banesa që ka rënë pre e grabitjes në Tiranë nga pastruesja dhe djali i saj është në pronësi të Alda Klosit, ish shefe kabineti në kryeministri.
Lajmi bëhet me dije nga BW. Pas hekurave në lidhje me këtë grabitje ndodhen nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi. Në banesën e tyre policia gjeti dje mbi 100 mijë euro dhe sot më shumë se 400 mijë euro, dollarë dhe aksesorë floriri të cilat ishin fshehur në tubin e aspirimit.
Pasi kanë marrë paratë ata kanë bërë rrëmujë të gjithë banesën për të humbur gjurmët dhe më pas janë larguar. Kjo është bërë me qëllimin e një inskenimi sikur banesa është grabitur nga persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në datë 15 Dhjetor