
Detaje të reja janë zbadhur nga atentati në Kamëz, ku u qëllua me armë zjarri nga një automjet në drejtim të një automjeti tjetër.
Njëri nga të shpallurit në kërkim për ngjarjen, Enedjon Kaçi, dyshohet se ishte shënjestër e atentatit, ndërsa dy të kërkuarit e tjerë, Fabion Kurti e Dejvi Mullai, janë autorët që qëlluan me armë.
Kurti dhe Mullai lëviznin me një makinë tip ‘BMW’, ndërsa shënjestra dhe persona të tjerë që ende nuk janë identifikuar, lëviznin me ‘Land Rover’.
Dejvi Mullai dhe Fabion Kurti rezultojnë të skeduar dhe të shoqëruar më parë për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Paraprakisht dyshohet se konflikti mes të rinjve ka ndodhur për shpërndarjen e lëndëve narkotike.