anë zbardhur identitetet e personave që mbetën të plagosur gjatë natës, në një festë që u zhvillua në ambientet e restorantit “Savoy Garden” në Tiranë, ku Edison Elezaj shkrepi armën duke lënë të lënduar 3 prej personave të pranishëm. Personat që mbetën të plagosur, dhe morën mjekim në spital janë Elona Pinari, dhe dy vëllezër me mbiemtin Pengili.
Këta dy të fundit janë larguar nga spitali pasi kanë marrë ndihmën e parë, ndërkohë që Pinari ka marrë dëmtim më të rëndë, duke u mbajtur edhe sot nën kujdesin e mjekëve.
Pas ngjarjes, Policia e Tiranës tha se plagosja kishte qenë aksidentale, dhe se arma ishte shkrepur gabimisht, mirëpo në një njoftim të dytë Elezaj është shpallur në kërkim për plagosje të rëndë. Policia vuri në pranga dy persona, që fshehën armën e krimit, Dardan Zalli dhe Arjan Dushaj, ndërkohë që u sekuestruar dhe arma e krimit.