Teksa janë mbushur 48 orë nga ndalimi Alda Klosit, ish-drejtoreshës së Ministrisë së Financave dhe Rindërtimit, i është hedhur në tavolinë oferta e prokurorisë për të folur dhe bashkëpunuar me Drejtësinë.
“Ora News” ka mësuar se tashmë qëllimi i prokurorëve të Tiranës, është vetëm zbardhja pronarit dhe burimit real të krijimit të shumës financiare, prej gati 600 mijë euro. Këtë shifër Alda Klosi, e mbante në banesën e saj, ku jetonte në kompleksin “Orion Konstruksion” që ndodhet tek rruga e “Kosovarëve” në Tiranë.
Për këtë çështje që fillimisht u raportua si vjedhje e kryer në bashkëpunim, kanë folur duke bashkëpunuar me prokurorët dy të arrestuarit, Havier Dobi dhe Rozeta Dobi. Pas dëshmisë së nënë e bir, në prangat e policisë dhe prokurorisë, mbrëmjen e të premtes përfundoi dhe Alda Klosi, e besuara e ish-ministrit të Financave dhe Rindërtimit si dhe ish-zv/kryeministrit të Shqipërisë, Arben Ahmetaj.
Klosi është thirur në ambjent e policisë së Tiranës me preteksin e marjes së një deklarimi rreth shumave të parave. Por teksa ka ngjitur shkallët e policisë dhe ka hyrë në zyrë, Klosit, i është komunikuar arrestimi , pasi prokuroria e çështjes, Mirela Cano, kishte firmosur për zyrtaren një urdhër ndalimi.
E vënë në hetim për tre akuza, mes të cilave dhe ajo e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, Klosi është shfajësuar duke kërkuar ta lironin, duke pretenduar se izolimin në burg e kishte tmer dhe i përkeqësonte shëndetin.
Por prokurorët dhe policia, i kanë kujtuar Klosit që ndalimi i saj nuk kishte si qëllim t’i përkeqësonte shëndetin, por ka si synim të zbulojë origjinin e 600 mijë euro, që vartësja e Arben Ahmetaj mbante në banesë.
Grupi i hetimit i ka kërkuar Alda Klosit të flasi dhe bashkëpunojë me organet e hetimit, duke treguar emrat e personave që i çonin në shtëpi, eurot dhe dollarët me çanta e kuti kartoni. Sipas hetuesve një ofertë e tillë me qëllim tregimin e ngjarjes në shkëmbim të pozitës penale, i është bërë dhe dy të arrestuarve Havier dhe Rozeta Dobit, të cilët kanë folur para grupit hetimor duke treguar gjithçka dinin. Tashmë është rradha e Alda Klosit për të dëshmuar.
Çështja e vjedhjes së 600 mijë euro në banesën e Alda Klosit, është bërë mjaft interesante, pasi deri në këtë fazë hetimi ka zbuluar se e gjitha ka qënë një iskenim.
“…ne fillimisht hetuam për vjedhje të pronës private, shtëpisë së zyrtares së dy ministrive të rëndësishme, Alda Klosi, njëherësh dhe njeriut më të besuar të ish-ministrit, Arben Ahmetaj. Gjatë hetimit na doli që gjithçka ka qënë një inskenim, me qëllim fshehjen e një shume mjaft të madhe në euro, dollarë dhe lekë.
Tashmë çështja është bërë interesante, pasi kemi dy njerës që kanë bashkëpunuar. Ndërkohë ne po bëjmë maksimumin për të bindur që të bashkëpunojë dhe Alda Klosi…”-deklaroi hetuesi. Pastruesja “ngatërron” prokurorët: E paqartë se kush e ka bërë inskenimin e vjedhjes. Ballafaqim mes Alda Klosit dhe Rozeta Dobit
Synimi i prokurorisë është të shkojë tek pronari i kësaj shume financiare dhe burimi real i krijimit të tyre, duke mos u mjaftuar vetëm në faktin e zbulimit të tre personave që kanë shërbyer për ti fshehur këto euro dhe nga ana tjetër pronari i tyre të lihet pa gjurmuar.
“…nëse Alda Klosi, do pranojë të flasi dhe tregojë të gjithë skemën e fshehjes së eurove dhe dollarëve si dhe pronarin real të tyre, atëherë për ne do ishte më e lehtë të formonin pazëllin e kësaj çështje, duke zbardhur plotësisht misterin…”-deklaroi hetuesi.
Hetuesi nuk përjashtoi mundësinë se sasia e parave mund ti përkasë dhe ish-ministrit Arben Ahmetaj, duke shtuar se në tavolinën e punës janë të hapura dhe verifikim tëg gjitha variantet. Por Alda Klosi, që nga momenti i arrestimit e deri më tani, nuk ka pranuar të flasi për këtë çështje.
“Ora News” shkruan se zyrtarja teksa qëndronte e vetme në dhomat e shoqërimit pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, ka shfaqur probleme me tensionin duke mos u ndjerë mirë nga shëndeti. Në orën 03:00 të natës së të Shtunës, Alda Klosi, është paraqitur me prezencë të policisë në ambjentet e Urgjencës, pranë Qëndrës Spitalore “Nënë Tereza”.
Pasi është mjekuar nga mjekët roje të Urgjencës, ata kanë konstatuar se Klosi kishte tension të lartë, duke i sjellë anomali dhe ç’regullim të imunitetit shëndetësor. Klosi i është nënshtruar disa analizave mjekësore, dhe pas konsultimeve të mjekëve, bluzat e bardha vendosën që Alda Klosi të shtrohej në spital me qëllim trajtimin mjekësor për disa ditë me rradhë.
Detajet e dëshmisë 7 orëshe të pastrueses që çoi në arrestimin e Alda Klosit: Kishte shumë para nëpër kuti, m’i la t’i fshihja
Shtrimi i Klosit është kryer në orën 10:00 të paradites së të Shtunës në pavionin e Mjekësisë Inerte dhe Hipertensionit.
Ndërkohë ditën e sotme, pritet që në ambjentet e spitalit të paraqitet prokuroria dhe gjykata, për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, që do kërkojë akuza.