Banka e Shqipëlrisë raportoi se ekonomia shqiptare përfitoi mbi 1.9 miliardë euro të ardhura nga turizmi në tremujorin e tretë të këtij viti. Shifra e e cila përbën një rekord historik, është 15 për qind më e lartë se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Në total, si nëntëmujor, për vitin 2024 të hyrat nga turizmi në ekonominë shqiptare kanë qenë 3 miliardë e 850 milionë euro ose 650 milionë euro më shumë se nëntë mujori i vitit të kaluar.

Banka e Shqipërisë i përllogarit të hyrat nga turizmi në bilancin e pagesave përmes kryqëzimit të disa treguesve dhe vlerësimeve. Ndërkohë pavarësisht se shifra e të ardhurave që hyjnë në ekonomi nga udhëtimet vazhdon të rritet nga viti në vit, mes saj dhe xhiros së deklaruar të industrisë së turizmit ka një hendek shumë të madh.

Përafërsisht hotelet shqiptare deklarojnë 350 milionë euro xhiro në vit të nxjerra nga deklaratat e TVSH-se ose gati 15 herë më pak se sa vlerësimi që bën Banka e Shqipërisë për të ardhurat nga turizmi.

Sigurisht që një pjesë e parave humbin nga informaliteti i lartë i sektorit të hoteleri turizmit, informaliteti thuajse total i qirave afatshkurtra për apartamentet që jepen në Airbnb, por edhe në shpenzimet të tjera jashtë hotelerisë që kryejnë turistët. Por ky hendek kaq i madh, jo vetëm që dëshmon për informalitet masiv në sektorin e mikpritjes, por hedh dyshime edhe mbi besueshmërinë e statistikave që raportohen për turizmin. /kapitali