Këngëtarja Beatrix Ramosaj, është një nga personazhet e showbiz-it, më të komentuara në mediat rozë.
Pas daljes nga “BBV”, edicioni i parë, Beatrix ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria e saj dhe projektet në muzikë.
Së fundi ka ndarë me ndjekësit lajmin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ajo tregon se këto kohë po kalon një gjendje gripale dhe po vuan nga veshi i mesit.
Me ironi, këngëtarja shkruan se të gjitha këto janë si pasojë e syrit të keq.
“Ah çfarë vajze, ah! N’pamje kështu duket sikur e kam në terezi por s’kam terezi, po vuaj nga veshi i mesëm dhe me një super grip! Ky syri na mbyti”, shkruan Beatrix.