
Një lajm i bukur vjen nga qyteti i Shkodrës. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se familja Dhora janë bekuar me trinjakë.
“Lajm i bukur nga Shkodra. Gëzim i jashtëzakonshëm për familjen Dhora që sapo janë bekuar me trinjakë. Edhe pse prematurë, trinjakët Aniel, Enola dhe Blion janë shëndosh e mirë, falë punës së shkëlqyer të Dr. Amela Troshani, Dr. Servete Toshi dhe infermiere Jonida Hykaj, Orjeta Maka, Drande Demaj të Spitalit Rajonal Shkodër”, ka shkruar Manastirliu.