Pas këtij lajmi të mirë, me siguri do të vazhdoni të pini edhe disa filxhanë më shumë kafe në ditë, madje lajmi merr përmasa edhe për ata që shkojnë deri në 7-8 filxhanë.
Një studim i fundit, në të cilin morën pjesë afro 1/2 milion të rritur britanikë që pinin rregullisht kafe, arriti në përfundimin se kafedashësit kishin rrezik më të ulët vdekshmërie, deri në 10 vjet, sesa ata që nuk pinin fare kafe ose që pinin më pak.
Niveli i dukshëm i jetëgjatësisë pati rezultate të menjëhershme, të kafes së thjeshtë dhe kafes dekafeinato, specifikojnë edhe studimet amerikane. Megjithatë, ky është studimi i parë i madh që sugjeron se kafja duhet përdorur edhe nga njerëz me çrregullime gjenetike, sepse kafeina rrit në mënyrë të dukshme nivelin e përqëndrimit.
Në përgjithësi, ata që pinin kafe kishin rreth 10 deri në 15 për qind më pak gjasa vdekshmërie sesa pjesa tjetër që përgjatë një dekade kishte refuzuar të pinte.
Rezultatet nuk dëshmojnë se një filxhan kafe është burim i të rinjve dhe as nuk janë arsye që ata që refuzojnë, të fillojnë të pijnë kafe, tha Alice Lichtenstein, eksperte ushqimi në Universitetin Tufts. Por ajo shtoi se rezultatet përforcojnë hulumtimet e mëparshme dhe shtojnë sigurinë tek të gjithë ata që konsumojnë disa kafe në ditë: “Është e vështirë të besohet se diçka që na gëzon dhe na zgjon nga gjumi, të jetë edhe kaq e mirë për ne. Ose, të paktën, të mos jetë e keqe”,- tha Lichtenstein.
Studimi u botua të hënën, në revistën “JAMA Internal Medicine”. Megjithatë, nuk është e qartë saktësisht se si pirja e kafesë mund të ndikojë në jetëgjatësi. Studiuesit zbuluan se kafja përmban më shumë se 1000 komponime kimike duke përfshirë edhe antioksidantë, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi. Por studime të tjera kanë sugjeruar se substancat në kafe mund të reduktojnë inflamimin dhe të përmirësojnë mënyrën se si trupi përdor insulinën, gjë që mund të zvogëlojë shanset për zhvillimin e diabetit. Loftfield tha se përpjekjet për të shpjeguar përfitimet e mundshme të jetëgjatësisë përmes kafes vazhdojnë.
Studiuesit morën në studim 9 milionë të rritur britanikë, nga të cilët 498.134 gra dhe burra të moshës 40-69 vjeç. Shkalla e pjesëmarrjes së ulët do të thotë se ata që janë përfshirë mund të kenë qenë më të shëndetshëm se popullsia e përgjithshme britanike, thanë hulumtuesit.
Pjesëmarrësit plotësuan pyetësorët rreth konsumit të përditshëm të kafesë, aktivitetit sportiv, por edhe sporteve të tjera dhe më pas u përfshinë në testet e gjakut. Shumica kishin pirë kafe; 154,000 ose gati një e treta, pinë dy deri në tri gota në ditë dhe 10,000 pinë të paktën tetë gota në ditë. Gjatë dekadës së ardhshme, 14.225 pjesëmarrës vdiqën, kryesisht nga kanceri ose sëmundjet e zemrës.
Kafeina mund të shkaktojë rritje afatshkurtër të presionit të gjakut dhe disa studime të tjera kanë zbuluar se mund të lidhet me tensionin e lartë, sidomos tek njerëzit me variacione gjenetike. Por pirja e kafes nuk shfaqte rreziqe më të larta sesa ata që nuk vdisnin nga sëmundjet e zemrës dhe shkaqet e tjera të lidhura me presionin e gjakut. Dhe kur të gjitha shkaqet e vdekjes u kombinuan, edhe metabolizuesit e ngadaltë të kafeines kishin jetëgjatësi më të lartë.