Mbrëmjen e se premtes Sara Hoxha dhuroi një super perfomancë në “Dancing With the Stars”. Bukuroshja shkëlqeu si për herë të parë në skenë, mirëpo ajo që u vu re ishte mungesa e partnerit të saj, Ledri Vulës, i cili e ndoqi nga shtëpia.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Sara ka sqaruar se ajo i kishte kërkuar Ledrit të mos e shoqëronte sepse kishte shumë emocione dhe prezenca e partnerit vetëm sa do ia shtonte.
“Edhe për ata që janë bërë shumë merak që nuk ishte Ledri në live-show, nuk ka qenë sepse s’kam dashur unë. Se unë dje kam pasur aq shumë emocione saqë ju nuk e merrni dot me mend. Kam qenë gati duke më pushuar zemra. Ledri ishte në Tiranë dhe siç thashë nuk erdhi sepse kisha shumë emocione, nuk kisha më ku t’i çoja emocione dhe nuk kisha nevojë më për emocione më shumë ndaj e lamë që të vijë në një moment tjetër”, është shprehur ajo.