
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka i ka kërkuar Gjykatës së Lartë heqjen nga sekuestro të kantinës së verës.
Në këtë biznes ai rezulton të jetë pronar me 88.19% të aksioneve. Kjo kërkesë nga Koka vjen pasi humbi dy beteja të tjera në dy shkallë të Gjyqësorit.
Biznesi i tij u vu në sekuestro pas hetimeve për inceneratorin e Elbasanit.
Ndaj Kokës rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”.