Qeveria prezantoi sot paketën e dytë anti-krizë. Mes kategorive që përfitojnë është administrata. Por kush përfiton dhe sa do të rriten pagat?
Kryeministri Edi Rama, sqaroi se administrata, policia e shtetit dhe e burgjeve do të kenë një rritje me 7% që është norma e inflacionit.
Pra, e thënë më thjeshtë, pagat do të rriten, sipas qeverisë aq sa janë rritur çmimet.
“Në sektorin publik do të rrisim pagat me 7% që është parashikimi që kemi për inflacionin këtë vit. 41 mijë punonjës të administratës do të mbështeten me këtë masë.
3600 punonjës të policisë së burgjeve dhe 10800 policisë. 20 mijë të administratës publike dhe sektorët mbështetës, do të përfitojnë” tha Edi Rama dhe ministrja e Financave, Ibrahimaj