
Loredana ka zbuluar së fundmi një frikë të sajën. Reperja ka publikuar në Tiktok një video ku shihet duke kënduar një këngë dhe në sektorin e komenteve një ndjekës e ka pyetur nëse ‘po mendon të martohet’.
Ndërkohë Loredana zbulon se e ka frikë martesën.
“Unë kam frikë nga martesa vëlla”, i përgjigjet reperja, e cila duket se nuk ka mendime të mira mbi martesën pas marrëdhënies me Mozzik, një lidhje që është komentuar shumë.