Një deklaratë e Alketa Vejsiu gjatë “Dance Albania” është marrë nga publiku si kunjë ndaj Luana Vjollcës. Kjo e fundit të dielën nisi në TV Klan emisionin e saj të ri “Zemër Luana”.
Ndërkohë të hënën në “Dance”, kur Ermali me humor u shpreh se në studio duhet të mbahej qetësi sepse nga ana tjetër ishte Luana, Alketa tha: “Jemi kthyer këtu në televizionin Klan në një kopsht të vërtetë zoologjik, kemi tigra, gjirafa, mjellma”. Dhe kaq u desh që deklarata e saj orët e fundit të bëjë xhiron e rrjetit.

Një tjetër moment ishte dhe kur Alketa përmendi klikimet, teksa Melisa po tregonte se ka marrë 1 milion klikime për një kërcim. “Ne kemi 25 vjet që punojmë e s’po marrim 1 milion”, tha Alketa. Kujtojmë këtu se emisioni i Luanës mori gjysmë milioni për 24 orë.