![-640-0-koloredo-1687246109](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2023/06/640-0-koloredo-1687246109.jpg)
Policia e Shtetit është duke ekzekutuar një urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata e Tiranës në ambientet në territorin e kampit MEK në Manzë të Durrësit.
Urdhri i kontrolleve bëhet në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalimin e sulmeve kibernetike.
Në zbatim të këtij urdhri kontrolli të lëshuar nga gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin dhe në këto momente janë brenda kampit.