Një tentativë grabitje me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në një banesë në fshatin Prush të Tiranës.
Mësohet se familjarët kanë njoftuar policinë në kohë dhe forcat e rendit kanë shkuar drejt vendit të ngjarjes, por autorët e grabitjes kanë qëlluar edhe drejt forcave të rendit duke rrezikuar jetën e tyre.
Ndërkaq, policia është kundërpërgjigjur po me armë zjarrit. Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.
Policia është vënë në ndjekje të autorëve.