
Luiza Gega, atletja shqiptare e specializuar në garën e 300 metrave me pengesë është shpallur kampione Ballkani, duke vendosur edhe rekord kampionati në këtë disiplinë në Kampionatin Ballkanin që po organizohet në Craiova të Rumanisë.
“Balkan champion = happy girl. Kampione Ballkani, rekord kampionati ne garën 3000 m me pengesa me kohën 9.17.91 (koha ime e dytë më e shpejtë (ever).
Shumë e lumtur për fitoren, per ndjesinë e mirë gjatë garës dhe më e motivuar se kurrë për objektivat e radhës. Faleminderit të gjithëve që vazhdojnë dhe mbështesin rrugëtimin tim!” – shkruan Gega në profilin e saj në Instagram.