Po, po, Luizi dhe Kiara sot u futën në Kuvend. Virtualisht. Përmes telefonit të zonjës Monika Kryemadhi, e cila në një moment tensioni në sallë, zgjodhi të shikojë pak nga dasma më e përfolur e momentit.
Zonja Kryemadhi qëndroi pasive sot ndërsa opozita bënte luftën e sja, ndaj zgjodhi që momente nga seanca, t’i kalonte duke shfletuar për të rejat e fundit në instagram.
Mesa duket, edhe për Kryemadhin, si për shumë të tjerë, shout si ai i Big Brother, janë një ‘shpëtim’ nga shout e Kuvendit.