Luizi vazhdon të sjellë surpriza në BBV2.
Kiara hapi mbrëmjen e djeshme në Prime-in e Big Brother kutinë e Pandorës, ku përveç nominimeve që futi sipas dëshirës së saj, fitoi edhe një udhëtim çift në Maldive.
Kjo e gëzoi tejmase atë vetë por edhe Luizin i cili i tha se do kthehen 3 vetë nga atje.
Megjithatë ditën e sotme Luizi ka provokuar duke bërë shaka duke i thënë: “Mos po më shfrytëzon për lojë o Kiara?”.
“E kam seriozisht. Hajde iher të flasim përballë, mos po më shfrytëzon për të fituar këtë udhëtimin në Maldive, që as nuk do ta bësh me mua fare, por do ta bësh me atë që ke jashtë?,” tha Luizi.
Ndërkohë Kiara nuk mbajti dot të qeshurën e po ashtu dhe banorët e tjerë.
Hyrjet e reja kanë sjellë një atmosferë të re në shtëpi.