Prej 48 orësh, fusha e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë po digjet nga flakët teksa është e pamundur fikja e tij për shkak të intensitetit të lartë.

Tymi ka pushtuar zonën, duke shkaktuar jo vetëm një situatë të alarmante, por edhe kundërmuese për banorët që jetojnë pranë kësaj zone.

Kjo situatë përsëritet për të disatën herë gjatë këtij sezoni turistik. Dyshimet janë se zjarri është i qëllimshëm megjithatë nuk ka pasur asnjëherë një reagim konkret apo një hetim emde për këtë ngjarje.