Nga Klodian Tomorri*
Normalisht prokuroret e SPAK sot duhet te ishin ne dogane dhe ne zyrat e Portit duke sekuestruar materiale dhe prova per skandalin e tmerrshem te mbetjeve toksike.
Panorama tani eshte e qarte. Shqiperia eshte perfshire ne tregti nderkombetare te mbetjeve toksike. Sot plasi skandali i Kines. Pra nuk kemi te bejme me nje ngjarje te izoluar, por me nje aktivitet te mirefillte kriminal.
Ky lloj aktiviteti nuk ka asnje shans te behet pa perfshirjen e drejteperdrejte te shtetit, perkatesisht te strukturave te sigurise kufitare, doganave, portit dhe policise.
Nuk ngarkohen anijet ne mes te dites ne Port qene te perfshire doganat dhe Porti.
Dhe implikimi duhet te jete ne nivelet me te larta. Kjo histori e ben Shqiperine shtet te paster mafioz, qe i ka futur tmerrin gjithe vendeve te botes se u con helme.
Tani problemi eshte se andej po kapen te gjitha dhe kontenieret do te kthehen ne Shqiperi. Behet fjale per 1600 tone mbetje toksike, Kine plus Tajlande, te cilat do te kthehen ne Durres. Ku do te shkojne pasi te shkarkohen ne Durres?
Rreziku qe ato te depozitohen pa u trajtuar duke helmuar njerezit eshte i madh. Per sa kohe ketu nuk funksionon kontrolli kufitar dhe mbetjet e rrezikshme hyjne e dalin lirshem neper porte dhe pika doganore, kush eshte aq naiv te mendoje se ekziston kontrolli i brendshem?
Prandaj SPAK duhet te kishte hapur urgjentisht hetimet per kete ceshtje. Normalisht ketu do te duhet te kishte edhe arrestime te profilit te larte ne flagrance gjate ketyre diteve.
Heshtja eshte pohim. Ne kete rast pohimi i realitetit qe vendin e ka kapur prej fyti mafia dhe krimi me pushtet.
*Titulli është i redaksisë