Mijëra të burgosur prej muajsh kanë qenë me sytë nga Kuvendi, për të përfituar nga amnistia penale. Të dënuarit dhe ata në proces gjyqësore nuk i ndalën letrat dhe peticionet drejtuar Kuvendit, duke iu kërkuar deputetëve të miratonin projektligjin për amnistinë penale. Projektligji u kthye në ‘mollën e sherrit’ mes forcave politike, ndërsa u zvarrit prej afro 4 muajsh. Vetëm pasi Partia Socialiste dhe Rithemelimi gjetën dakordësinë për miratimin e amnistisë penale, u fut në rendin e ditës në Kuvend. Kundër dakordësisë mazhorancë-opozitë ishte PD zyrtare e Lulzim Bashës. Në seancën e sotme u miratua Amnistina Penale, ku 700 të dënuar do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Po ashtu pas miratimit të amendamentit të Gazment Bardhit, përfitojnë edhe ish-drejtorë e funksionarë të dënuar nga GJKKO.
Kush përfiton nga amnistia?
Përfitojnë burrat e dënuar me 4 vjet ose më pak vite burg, për dënime të dhëna dhe që kanë marrë formë përfundimtare deri më 31 mars 2023, ndërsa gratë përfituese do jenë ato që kanë deri në 5 vite dënim. Sipas kritereve të përcaktuara në draft përjashtohen nga vuajtja e dënimit edhe burrat kur në datën e hyrjes në fuqi të amnistisë, u ka mbetur pa kryer deri në 4 vjet burg, ndërsa grave kur u ka mbetur 5 vjet. Përfshirë gjobën apo dënimet alternative. Përfitues nga amnistia janë gratë mbi moshën 50 vjeç ose mbi këtë moshë, ndërsa për burrat efekti do të jetë kur janë mbi 65 vjeç.
Lirohen (me përjashtim të veprave të ndaluara)
Burrat me dënim deri në 4 vjet (Dënimet të jenë dhënë deri më 31 mars 2024)
Burra të dënuar me mbi 4 vjet (që u ka mbetur deri në 4 vjet pa kryer)
Gratë me dënim deri në 5 vjet, ose me mbi 5 vjet (që u ka mbetur pa shlyer deri në 4 vjet)
Gratë që janë 50 ose mbi 50 vjeç kur amnistia hyn në fuqi
Burrat që janë 60 ose mbi 60 kur amnistia hyn në fuqiLirohen (me përjashtim të veprave të ndaluara)
Personat që kur kanë bërë veprën penale kanë qenë 18 vjec ose nën mbi 18 vjeç
Veprat penale që përfitojnë ulje dënimi pas nga kjo Amnisti:
Neni 244, Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 245, Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë
Neni 245/1, Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 257/a, Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë…
Neni 258, Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike
Neni 259, Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 259/a, Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë,
Neni 260, Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë
Neni 312, Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit
Neni 319 Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë dhe pikat pasuese të tij.
Kush përjashtohet nga amnistia?
95% e veprave penale nuk përfshihen në këtë projektligj amnistie. Nuk përfitojnë falje të dënimit përqindja më e madhe e veprave penale, që përfshin ato më të rëndat që nisin që nga krime kundër njerëzimit, krime kundër jetës, krime kundër autoritetit të shtetit ku përfshihet edhe korrupsioni, terrorizmi dhe shumë e shumë kategori veprash penale, mbi 240 të tilla. Nuk përfitojnë amnisti, as falje e ulje të dënimit dhe as përjashtim nga ndjekja penale të atyre që i janë shmangur drejtësisë.
Kategoria që nuk përfiton
Kategoria e subjketeve që nuk përfitojnë, mund të përfitojnë uljen e dënimit. Me propozimet e bëra mund të përfitojnë ulje të dënimit 1 vit e gjysmë burrat dhe 2 vite gratë.