Një autoveturë që dyshohet se po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Gramsh-Cërrik ka dalë jashtë rruge dhe është rrokullisur për rreth 80 metra duke përfunduar në humnerë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22.30 fshatin Shushicë në afërsi të digës së HC të Banjës në Gramsh. Fatmirësisht drejtuesi i automjetit, një 25-vjeçar ka shpëtuar pa dëmtime serioze, ndërsa automjeti është shkatërruar plotësisht.
Drejtuesi i automjetit ka njoftuar vetë policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje, ndërsa i dëmtuari është transportuar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Elbasanit.