
Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e së hënës në aksin Rrogozhinë – Lushnje.
Siç mund ta shihni nga pamjet një automjet tip “Audi” është përmbysur në mes të rrugës pasi u përplas fort me një makinë të tonazhit të rëndë.
Si pasojë e përplasjes, mbeti e plagosur një grua e cila u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.