
Gazetari Artan Hoxha zbuloi detaje mjaft interesante nga pritja e Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken në Rinas.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha zbuloi se dy makina të eskortës së Policisë, ishin fuoristradat e sekuestruara të Kejvina Kthellës dhe të Trejsi Sejdinit.
Sipas gazetarit, ky ishte një mesazh se SPAK ka goditur botën e krimit dhe të mirat e tyre materiale, të cilat ua japin edhe vajzave të showbizz.
“Dy nga fuoristradat që pritën Blinken, njëra ishte Kejvina Kthellës dhe tjetra e Trejsi Sejdinit, të sekuestruara dhe tani janë me logo të policisë. E nxorrën për të thënë që ja SPAK-u çfarë ka bërë, që ju e keni financuar.
Ato kanë dalë në prime time, që t’ju vijë makina… Dalja e këtyre dy makinave atje, një lloj mesazhi, që kemi sekuestruar edhe pasuri të krimit dhe i vunë si eskortë për të shoqëruar Sekretarin e Shtetit“, tha Hoxha.