Policia e Krujës ka vënë në pranga Mehmet Sallakun, dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë, përkatësisht 20-vjeçarin Andon Sallaku, 22-vjeçarin Saba Sallaku, dhe 41-vjeçarin Ali Sallaku, të gjithë banues në fshatin Shkretë nën akuzën për kultivim të lëndëve narkotike dhe posedim të lëndëve narkotike.

Këta persona dyshohet se kanë kultivuar 320 bimë narkotike në fshatin Shkretë, në afërsi të banesës së të arrestuarit Mehmet Sallaku.

Gjatë kontrollit në këtë banesë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, 21 granata luftarake sulmuese, 17 granata luftarake mbrojtëse, 40 ndezësa unifikues granatash dhe 5.2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Po ashtu u asgjësuan bimë narkotike që u gjetën të gjetura të kultivuara në afërsi të banesës së të arrestuarit.

Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale.