Ka njerëz që manipulojnë lehtësisht të tjerët me sjelljen e tyre dhe “luajnë” me mendjen e tyre, falë dinakërisë dhe inteligjencë. Ata janë kreativë dhe aktivë, por shpesh bëhen arrogantë, ndërsa nënçmojnë të tjerët. Ata do të jenë në gjendje t’ju bindin për atë që duan dhe nëse kanë një qëllim, ata do të shpërfillin plotësisht ndjenjat tuaja.
Më poshtë lexoni se cilat shenja i përkasin:
Binjakët
Me Merkurin si sundimtar, Binjakët janë “as” në komunikim dhe kanë një mendje të mprehtë. Ata mund të përfshihen lehtësisht në çdo bisedë, e cila do të ketë një rezultat pozitiv për ta, falë aftësive të tyre komunikuese dhe të folurit të mprehtë. Ata krijojnë një atmosferë euforie rreth tyre dhe janë lehtësisht të pëlqyeshëm. Megjithatë, po aq lehtë mund t’ju gënjejnë për të marrë diçka që duan, ndërkohë që janë tepër të mirë për të justifikuar sjelljen e tyre dhe për të “bërë para”.
Virgjëresha
Analitikë, të kujdesshëm dhe me vëmendje të veçantë në detaje, ata që i përkasin shenjës së Virgjëreshës përgatisin terrenin që në një fazë shumë të hershme për të arritur atë që duan. Ata janë ndër mendjet më të shkëlqyera të zodiakut, por ata nënvlerësojnë inteligjencën e të tjerëve, gjë që i bën ata mjaft të neveritshëm. Pasi të kenë marrë një vendim dhe të vendosin një qëllim, ata lehtë mund t’ju mashtrojnë me analiza mbi analizat dhe planifikimin për ta arritur atë.
Akrepi
Akrepat janë njerëz të këndshëm, të cilët e “luajnë” pa faj për të arritur një qëllim. Nëse duan t’ju bindin për diçka, fillimisht do të përpiqen në mënyrë të qetë dhe të kujdesshme, por nëse kjo nuk bëhet, do të kalojnë në taktikën e “shantazhit” dhe do të përdorin sekretet tuaja personale në avantazhin e tyre. Mendoni dy herë për atë që ndani me ta.