Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, me partinë e Ilir Metës, ka nxjerrë zbuluar ish-kryetarin e tij të partisë, në lidhje me akuzat kundrejt kreut të SPAK, Altin Dumani.
Pas sulmeve të Metës ndaj Dumanit, Ylli Manjani në një reagim në rrjetet sociale thotë se Altin Dumani nuk ka asnjë lidhje gjaku apo farefisnie me Nuredin Dumanin.
“Edhe njëherë, kërkohet fokusi tek sistemi i dështuar dhe jo tek personat.
Meqë ra fjala, Altin Dumani nuk ka asnjë lidhje gjaku apo farefisnie me Nuredin Dumanin. Janë dy fise të ndryshme nga krahina të ndryshme.
Kot, sa për informacion dmth…”, shkruan Manjani.
Në konferencën me gazetarët sot, Meta sulmoi kreun e SPAK Altin Dumani, teksa e etiketoi dhe ‘kushëriri e Nuredin Dumanit’ killerit me pagesë i cili pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë duke treguar vrasjet.
Ndryshe nga ky, Meta tha se Altin Dumani po bëhet ‘vrasës i pluralizmit’. Jo vetëm kaq deklaratat shkuan deri në ‘kërcënim’ kur përmendi dhe Vojo Kushin kur u hodh mbi tankun e fashistëve, tetor 1942.