Mario Prelleshi që dyshohet si autori i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani është ende në spital privat, edhe pse ndaj tij u caktua masa e sigurisë. Bëhet me dije se të hënën do të ngrihet një komision i posaçëm, i cili do të përbëhet nga mjekë, Policia e Shtetit dhe Policia e Burgjeve, që do të vendosin nëse ai do të transferohet në Spitalin e Burgut ose ne Burgun e të Miturve në Kavajë.

Komisioni do ta marrë këtë vendim në bazë të gjendjes së tij shëndetësore.

Të hënën, adoleshentët Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit.

Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një “pse më shikon?”, por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë./gazetajone