Manchester City do ketë Akademinë dhe Shkollën e futbollit në Durrës. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është firmosur marrëveshja me “City Football Group”, me Shqipërinë që do ketë një Akademi të mirëfilltë futbolli, të një prej klubeve që kanë rritje të madhe në vitet e fundit.

Falë edhe ndihmës së praonarëve nga Arabia Saudite që zotërojnë këtë kompani, tanimë Shqipëria i bashkohet shumë vendeve ku Manchester City ka një Shkollë futbolli.

Veç talenteve nga Shqipëria, edhe yjet e rinj të futbollit nga rajoni do kenë mundësinë të jenë pjesë e kampuseve stërvitore.

YEESSSS… AKADEMIA E KLUBIT TË MANCHESTER CITY DHE SHKOLLA E TIJ FUTBOLLIT PËR FËMIJËT DO TË KENË NË DURRËS KAMPUSIN E TYRE PËR RAJONIN.