Gjyshja e shokut të Martinit, 14-vjeçarit që iu pre jeta në mes një ditë më parë pasi u qëllua me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij, Mario Perlleshaj ka folur së fundmi për mediat.

Jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli” ku studionte viktima, ajo bëri me dije se nipi ishte në klasë paralele me Martinin.

Gjyshja ka thënë se fëmijët janë bërë shumë liberale duke theksuar se prindërit duket t’i mësojnë fëmijëve të tyre të respektojnë më të mëdhenjtë, të duan shokun e shoqen dhe të qëndrojnë larg debateve.

“I keni bërë liberelë fare, s’guxojnë mësuesit t’i thonë fëmijës një fjalë se vjen prindi me vrap. Kam nipin në klasë paralele. Nuk e di si është…nuk kam guxim ta pyes. Që mbrëmë deri sot, nuk kemi…E priste nëna në shtëpi për drekë ku vajti ai fëmijë, ku i vajti. Ku ishte përgjegjësia e mësuesve, e rojeve te dera, e shokëve, prindërit duhet ta mësojë fëmijën ta dojë shokun, të respektojë mësuesen, më të madhin, jo kështu”, tha gjyshja duke shtuar më tej se nipi i saj ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.

“Është bërë nuk e di ç’të të them. Nipi im ka ngrirë komplet, nuk flet. Është shokuar. Ka ardhur në shkollë, do e marr në telefon, se di nëse kanë bërë mësim”, tha ajo mes lotësh.