Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në Cetinje të Malit të Zi. Dyshohet se të paktën pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një përplasje me armë zjarri.
Mësohet se ka pasur një konfrontim fizik në një lokal dhe më pas autori i dyshuar Aco Martinovi ka hapur zjarr pas konfliktit duke shkaktuar tragjedi.
Media “Vijesti”, bën me dije se këto janë të dhënat e para të policisë nga vendngjarja, ndërsa pritet që numri i viktimave të jetë edhe më i madh.
Ngjarja ka ndodhur në një tavernë, ndërsa policia është në kërkim të autorit të ngjarjes.
“Njoftojmë publikun se kjo është një ngjarje situative, e cila nuk është rezultat i goditjes së grupeve të organizuara kriminale me rrezikshmëri të lartë. Për të zgjidhur këtë situatë krize, në terren janë dërguar njësitet speciale të policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.