Një masakër e vërtetë ka ndodhur të martën në një shkollë fillore në Teksas, ku një person hapi zjarr ndaj nxënësve duke lënë të vrarë 19, ndërsa ekzekutoi edhe dy mësues.
Lajmi është konfirmuar edhe nga guvernatori Greg Abbott, i cili tha se autori ishte një 18-vjeçar që ka qëlluar me pistoletë dhe një pushkë. Ai u ekzekutua më pas nga policia.
Mësohet se fëmijët e vrarë janë të moshës nga 5 deri në 11 vjeç. Ndërkohë, 13 fëmijë të tjerë dhe dy të rritur janë dërguar të plagosur në spital.
Kjo ngjarje vjen në mes të rritjes së ndjeshme të dhunës dhe përdorimit të armëve në Teksas.