Ka shkuar në katër numri i viktimave nga atentati mafioz i ndodhur ditën e kësaj të mërkure në Dobraç të Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake, dy prej viktimave janë një çift bashkëshortësh që ndodheshin rastësisht në vendin e ngjarjes.
Ndërsa shënjestër e atentatit dhe njëkohësisht viktimë, ka mbetur Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, fis i njohur për përplasjen e përgjakshme me fisin e Bajrave në Shkodër.
EMRI/ Luftë me 4 të VDEKUR te lagja e Bajrave në Shkodër, vritet njëri nga Licët
Ndërsa Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike Xhemal Bushati ka mbetur i plagosur rëndë. Arlind Bushati kishte denoncuar më herët gjatë këtij viti një tentativë për atentat ndaj tij. /Gazeta Jonë