Mbërritën në Shqipëri mëngjesin e 16 tetorit, refugjatët e parë nga Italia, sipas marrëveshjes të nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes Giorgia Meloni.

Anija ushtarake Libra, ka mbërritur pranë portit të Shëngjinit, ku edhe është ngritur qendra e parë për pritjen e refugjatëve.

Anija u nis më 14 Tetor në brigjet e Lampedusa dhe do të ankorohet sot (16 Tetor) me grupin e parë të refugjatëve në portin e Shëngjinit.

“Ansa” raporton se në bordin e anijes “Libra” të Marinës ndodhen 16 emigrantë të nisur drejt Shqipërisë, 10 prej tyre janë nga Bangladeshi dhe 6 egjiptianë.

Refugjatët e hipur në anijen “Libra” të Marinës Italiane, të gjithë meshkuj, janë shpëtuar në det të hapur gjatë javëve të kaluara, njoftoi gazeta “La Repubblica” më herët, dhe në Shqipëri do të kontrollohet aplikimi i tyre për azil në Itali.

Ndërsa gratë dhe të miturit, apo personat e sëmurë, janë dërguar në Lampedusa.

Sipas gazetës italiane, personave në bord iu është bërë një kontroll paraprak, ndërsa në kampin e Gjadrit do t’i nënshtrohet një kontrolli më të thelluar për të verifikuar nëse do të përfitojnë apo jo azil në Itali.