Më shumë se 260,000 njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në Gaza ndërsa ushtria izraelite vazhdon të bombardojë enklavën palestineze, sipas OKB.

Kjo paraqet “numrin më të lartë të njerëzve të zhvendosur që nga përshkallëzimi 50-ditor i armiqësive në 2014”, tha organizata të martën mbrëma.

Bombardimet e ditëve të fundit kanë shkatërruar më shumë se 1,000 njësi banimi. Numri i të vdekurve në Izrael ka arritur në 1200 në katër ditë luftime, dhe më shumë se 900 palestinezë janë vrarë në Gaza. Në Gaza, ekipet e shpëtimit po luftojnë për të arritur tek të mbijetuarit në disa zona në vendit.

Ndërkohë, grupet humanitare kanë dënuar njoftimin e Izraelit se do të ndërpresë ushqimin, ujin dhe furnizimet pas një rrethimi të plotë të enklavës. Sulmi i papritur i së shtunës nga Hamasi erdhi pasi kolonët izraelitë sulmuan kompleksin e Xhamisë Al-Aksa