Artisti Robert Aliaj dhe këngëtari Ardit Çuni janë “përplasur” sërish në emisionin “Open”, ku po diskutonin për performancën e Shqipërisë në “Eurovision”.
Në një moment, teksa Aliaj tha se është nivel i ulët të dëgjosh zhanerin “tallava”, ndërhyn Çuni, që thotë se niveli i tij përcaktohet deri në atë pikë që kur artisti del në televizion, ai ndryshon kanal.
Aliaj: Pse jo tallava? Është sikur të krahasosh tallavanë që në vetvete është zhanër rrugësh. Muzika ka nivelet e veta si letërsia, si çdo fenomen social dhe politik, me klasa sociale. Është klasa më e ulët sociale. Në zhanerin e muzikës është ajo më ordinere. Nuk kap asnjë vlerë, por merr vlerë kur je i pamend ose i pa edukuar. Ndaj po çuditem, si djemtë dhe vajza të reja të kenë kaq pak formim që t’i duket tallavaja e drejtë.
Çuni: Kam aq nivel sa të mbyll televizionin kur del në TV, dhe të ndaloj familjarët të të shohin.
Aliaj: Po mbylle mër ti, mor trap. Po bën debat të ulët.
Çuni: Të thuash që nuk ke nivel, është… Unë po tregoj një të vërtetë që ndodh.