![arest](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2023/08/arest-1024x604.jpg)
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona për veprën penale armëmbajtje pa leje.
Të arrestuar nga ky operacion janë dy 31-vjeçarët, Enea Turja, Neritan Sinani dhe 35-vjeçari, Mikel Mustafaj.
Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e Turjas rezultoi se Mustafaj qarkullonte me armë me vete.
Shoferi dhe pasagjeri miq të 35-vjeçarit u arrestuan për mos kallëzim të krimit. Policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.