
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha pavarësisht se është aktive në rrjetet sociale, ajo nuk tregon shumë nga jeta e saj private. Në intervista të dhëna më parë ajo ka treguar se është në një lidhje me Keyan Safyari por këngëtaren nuk e kemi parë shpesh të postojë foto apo video me të dashurin e saj.
Megjithatë së fundmi, e ka bërë një përjashtim pasi ka publikuar në rrjetet sociale një album me foto të disa momente të lumtura pranë partnerit duke treguar se sa e do dhe se sa e lumtur është pranë tij. Kjo pasi ai feston ditëlindjen e 39.
Bebe i ka bërë një urim të thjeshtë por domethënës, duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen, të dua!”