Policia e Lezhës ka vendosur në pranga burrin i cili tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me të mitur.
Në fakt, e gjitha ishte një inskenim i një emisioni investigativ në vend, që kishte infiltruar një gazetare si një të mitur dhe zbuluan aktet e turpshme të burrit. Mësohet se ai ishte nga Shënkolli dhe tashmë po hetohet nëse ka pasur raste të tjera të abuzimeve të tij.
Për këtë arsye po kryhen hetime të plota edhe pse nuk ka pasur asnjë denoncim të bërë ndaj personit në fjalë. Policia bën apel për qytetarë për të denoncuar çdo rast të mundshëm të këtyre akteve.