Plani i diskutueshëm i Italisë për dërgimin e azilkërkuesve në Shqipëri pritet të implementohet brenda pak javësh, pas shumë vonesave dhe kritikave të forta. Marrëveshja u njoftua fillimisht nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama nëntorin e kaluar në Romë. Deri në 36,000 emigrantë – të shpëtuar nga anijet italiane, duke përfshirë rojet bregdetare ose policinë kufitare – do të dërgohen në Shqipëri çdo vit.

“Sky News” është bërë organizata e parë mediatike ndërkombëtare që i është dhënë akses në faqet që përdoren për përpunimin e kërkesave të emigrantëve.

Dy qendrat e emigrantëve të drejtuar nga italianët po ndërtohen në Shëngjin dhe në Gjadër, rreth 45 milje në veri të kryeqytetit shqiptar, Tiranës. I pari në portin e Shëngjinit përmban katër ndërtesa të mëdha dykatëshe me një sipërfaqe prej 6000 metrash katrorë. Menaxheri i policisë së shtetit italian, Evandro Clementucci, mbikëqyr qendrën dhe na tregoi rreth dhomës së kontrollit e cila monitoron 40 kamera CCTV në gardhin metalik me perimetër pesë metra të lartë. Clementucci shpjegoi se vetëm burrat beqarë do të sillen këtu. Plani do zbatohet për njerëzit nga vendet e konsideruara “të sigurta” nga qeveria italiane si Tunizia, Egjipti, Algjeria, Nigeria, Maroku dhe Bangladeshi.

ME FOTO/ Reportazhi i "Sky News": Hyni brenda "Guantanamos"

PAMJE NGA GJADRI
ME FOTO/ Reportazhi i "Sky News": Hyni brenda "Guantanamos"

PAMJE NGA GJADRI
ME FOTO/ Reportazhi i "Sky News": Hyni brenda "Guantanamos"

PAMJE NGA GJADRI

Do të thotë, në rast të një kërkese azili të refuzuar, ata mund të riatdhesohen për shkak të marrëveshjeve të Italisë me ato vende. Shëngjini është qendra fillestare e pritjes së emigrantëve. Stafi përbëhet nga rreth 70 persona, duke përfshirë oficerë policie italiane dhe kontraktorë privatë që menaxhojnë të dyja qendrat. Emigrantët që mbërrijnë këtu marrin një kontroll shëndetësor, u jepet ushqim, ujë dhe rroba dhe kanë akses në këshillime ligjore.

Gjatë udhëtimit 25-minutësh atje, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, hodhi poshtë çdo krahasim me skemën e dështuar të azilit të Mbretërisë së Bashkuar në Ruandë.

ME FOTO/ Reportazhi i "Sky News": Hyni brenda "Guantanamos"

PAMJE NGA GJADRI
ME FOTO/ Reportazhi i "Sky News": Hyni brenda "Guantanamos"

PAMJE NGA GJADRI
ME FOTO/ Reportazhi i "Sky News": Hyni brenda "Guantanamos"

PAMJE NGA GJADRI

“Të dy planet nuk janë të krahasueshëm dhe lidhja e pretenduar mes tyre është e papërshtatshme. Brenda qendrave tona në Shqipëri ka juridiksion italian: pra ligjet italiane dhe rregullat italiane. Ne kemi studiuar gjithashtu legjislacionin shqiptar për emigracionin dhe e dimë se përputhet me legjislacionin evropian,”– tha Bucci.

Ndërtimi në qendrën e Gjaderit duket se është pas planit, por zyrtarët janë të bindur se do të jetë gati “brenda disa javësh”.

Hapja tashmë është shtyrë tre herë. Një ndër arsyet e vonesave ishte edhe i nxehti.

Gjadëri është i ndarë në tre fusha kryesore: I pari pret kërkesa për azil të shpejtë, një proces i kufizuar në një maksimum prej 28 ditësh. Këtu emigrantët flenë katër nga një në një dhomë gjumi, 15 metra katrorë – megjithëse rryma ende nuk është lidhur dhe nuk ka ende mobilje.

ME FOTO/ Reportazhi i "Sky News": Hyni brenda "Guantanamos"

PAMJE NGA GJADRI
ME FOTO/ Reportazhi i "Sky News": Hyni brenda "Guantanamos"

PAMJE NGA GJADRI
ME FOTO/ Reportazhi i "Sky News": Hyni brenda "Guantanamos"

PAMJE NGA GJADRI

Dushet përfshijnë tabela informuese në italisht, anglisht dhe frëngjisht. Ka edhe një zonë e tretë është një mini burg i lyer me ngjyrë blu – me një derë të blinduar dhe dritare me hekura – për këdo që kapet duke kryer krime brenda qendrës.

Kapaciteti për qendrat e Shëngjinit dhe Gjaderit supozohet të jetë 3000 persona në muaj.

Azilkërkuesit që do fitojnë të drejtën do të dërgohen në Itali me traget.

Sipas nënsekretarit të shtetit presidencial italian dhe delegatit të inteligjencës italiane, Alfredo Mantovano, ky është një “model inovativ për menaxhimin e flukseve të paligjshme të migracionit dhe po merr konsensus të gjerë në Evropë”.

Zyrtarët italianë kanë refuzuar të thonë se sa do të kushtojë projekti, por ne e kuptojmë se marrëveshja 5-vjeçare do të kushtojë pothuajse 1 miliard euro.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian konfirmoi për Sky News se po monitoron nga afër skemën: Është e mundur që shtetet anëtare të bashkëpunojnë me vendet jashtë BE-së në menaxhimin e emigracionit. Por është e rëndësishme që kjo të bëhet në respekt të plotë të së drejtës së BE-së dhe ndërkombëtare.

Marrë dhe përkthyer nga SkyNews