Filloreta është konkurrentja e fundit vajzë nga Kosova që u bë pjesë e “Për’puthen”.
Që nga momenti i parë që ajo hyri aty, tregoi se ka pëlqim për Mevlanin.
Ajo duket se ka pëlqim të fortë për të, me xhelozinë e madhe që ajo shpreh në secilën puntatë.
Edhe sot, në takimin e Efit dhe Samiut, kur e komentonte Mevlani ajo u acarua keq ndaj tij.
“Me këto sjellje shumë larg meje je, besom. Nuk mundesh mem afru me këso sjellje”, tha ndër të tjerash ajo ndaj tij.
Ndërkohë ajo ka pasur edhe shumë debate me Efin, ku edhe kishte shpërthyer në ofendime gjatë puntatave të kaluara.